Ramadan Series Episode 4 Suhoor Ideas🌙 Kifle/Simite integrale të mbushura me gjizë🍞 Vazhdojmë sërish me një pjatë shumë të shijshme e përplot vlera e përgatitur për syfyr. E kemi parasysh se simitet apo kiflet e pergatitura marrin pak kohe andaj eshte veshtire te behen naten per syfyr, keshtu qe mund t’i pergatitni gjate dites dhe t’i keni per syfyr te gatshme! Receta: - 300ml qumësht të ngrohtë, - 10gr maja, - një luge e mesme sheqer, Perzijme dhe lejme te qendroj per 10 minuta qe te aktivizohet pak maja pastaj shtojme: - dhe nje luge te mesme sheqer, - rreth 4 luge gjelle vaj ulliri, - një lugë çaji kripë, - 350gr miell te bardhe, - 150gr miell integral dietal nga @integralGroup E punojme ne robotin per brumera pastaj e mbulojme me pecete te paster dhe e lejme ne temperature kuzhine per 90 minuta qe te dyfishohet masa. Me pas e vendosim ne tavoline ku do e punojme dhe e ndajme ne 6 toptha ku secilen prej tyre e ngjeshim lehtas dhe i japim forme topi. I lejme edhe per 20 minuta te qendrojne qe te fryhen pak pastaj i shtrijme me holluese dhe i mbushim me xhize duke i rrotulluar pasi i kemi prere me thike ne fund ashtu siq duket ne video. I rradhitim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje dhe i lejme te qendrojne per 15 minuta para se t’i pjekim. I lyjme me qumesht siper pastaj i vendosim ne furre te parangrohur ne 210*C dhe i pjekim per 30 minuta gjithmone duke kontrolluar. Pasi piqen i lejme pak te ftohen dhe jane te gatshme per t’u ngrene! Per pjaten e syfyrit kemi dy veze ne sy, kastravec te fresket, pershute pule dhe pershute viçi, ullinje, simit me xhize dhe dy hurma te mbushura me gjalp kikiriku per ekstra vlera ushqyese! Pijme dhe uje mjaftueshem ne fund! Ju uroj agjërim të lehtë! #suhoorideas #ramadanseries #recetashqip #recetatethjeshta #shijshëm #albania #ushqimeteshendetshme #simite #shqipe #fyp